2 Nëntor

Ti Je Krijuar Për Shërbesë—DHUNTITË FRYMËRORE

Për të gjetur vendin e duhur për shërbesë analizoji me kujdes këta pesë elementë: Dhuntitë frymërore, Zemra (pasioni),Aftësitë, Personaliteti, Përvojat.
Nëse është ndihmë për ty, dua të ndaj me detaje për secilën nga këto ja e para... 

DHUNTIA FRYMËRORE: Është aftësi e veçantë e dhënë nga Fryma e Shenjtë ndaj çdo besimtari në kohën e kthimit në besim dhe me të cilën ai/ajo mund t’i shërbejë të tjerëve dhe kështu të ndërtojë trupin e Krishtit.

ÇFARË THOTË BIBLA RRETH DHUNTIVE FRYMËRORE
"Edhe përsa u përket dhuntive frymërore, o vëllezër, nuk dua të jeni të paditur.” 1 Kor. 12:1

Dhjetë Të Vërteta Për Dhuntitë Frymërore: 
1.  Vetëm besimtarët kanë dhunti frymërore.  1 Kor. 2:14
2.  Çdo i krishterë ka të paktën një dhunti.  1 Kor. 7:7
3.  Askush nuk i ka të gjitha dhuntitë.  1 Kor. 12:27-30
4.  Besimtarët nuk kanë të njëjtat dhunti.  1 Kor. 12:29-30
5.  Ti nuk mund ta fitosh ose të punosh për të marrë një dhunti.  Efes. 4:7
6.  Fryma e Shenjte vendos se ç’dhunti do të marr unë.  1 Kor. 12:11
7.  Dhuntitë që kam marrë janë të përhershme.  Rom. 11:29
8.  Unë duhet t’i zhvilloj dhuntitë që kam marrë. 1 Tim. 4:14
9.  Është mëkat ta shpërdoroj dhuntinë që kam marrë nga Perëndia. 1 Kor. 4;1-2 Mateu 25:14-30
10.  Perdorimi i dhuntive të mia lavdëron Perëndinë dhe më rrisin frymërisht.  Gjoni 15:8

QËLLIMI I DHUNTIVE FRYMËRORE

1.  Jo Për Dobinë Time Por Për Dobinë E Të Tjerëve
"Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë."  1 Pjetrit 4:10 
"Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët."  1 Kor. 12:7

 2.  Për Të Prodhuar Pjekuri Dhe Stabilitet Në Familjen E Perëndisë
"Dhe ai vetë i dha…për ndërtimin e trupit ë Krishtit, derisa të arrijmë …te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit, që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrine..."  Efesianëve 4:11-14 

Ji i kujdesshëm! Përsa i Përket Dhuntive Frymërore
1.  Mos i ngatërro dhuntitë me talentet natyrore.
2.  Mos i ngatërro dhuntitë me Frytin e Frymës.  Gal. 5:22-23
* "Frytet" tregojnë pjekurinë time.
* "Dhuntitë" tregojnë shërbesën time.
3.  Mos i ngatërro dhuntitë me rolet në shërbesën e krishterë.
4.  Kujdes nga rreziku i krahasimit të shërbesës së të tjerëve nga perspektiva e dhuntisë sime.  (Të gjithë duhet të shërbejnë në të njëjtën mënyrë si unë dhe të kenë rezultate të njëjta si unë.)
5.  Mos mendo që dhuntia jote është superiore mbi të tjerët.  1 Kor. 12:21
6.  Kupto që përdorimi i dhuntive pa dashuri është pa vlerë!  "Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve…edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë."  1 Kor. 13:1-2 

7.  Ki parasysh se ke një shërbesë Parësore dhe një shërbesë Dytësore në kishë:
*  Përkushtimi im në SHËRBESËN PARËSORE duhet të jetë në fushën ku kam dhuntinë time.
*  SHËRBESA DYTËSORE përfshin gjërat aty ku ka nevoje trupi i Krishtit (kisha).

Tre Mënyra Sesi Mund T’i Ushtrosh Dhuntitë e Tua:

1.  Në një shërbesë të vazhdueshme
2.  Në projekte të shkurtra
3.  Në situata spontane

Është më e lehtë të zbulosh dhuntitë përmes shërbesës sesa të zbulosh shërbesën përmes dhuntive. 

Sugjerimi im është zbuloji dhuntitë ndërsa shërben. Sigurisht që mund të përdorësh teste të ndryshme për këtë gjë dhe po të jap linkun e një prej këtyre testeve që është në shqip.
Nëse je mirë me anglishten kërko në google dhe do të dalin një larmi më e madhe testimesh. 

https://spiritualgiftstest.com/ëp-content/uploads/2017/01/adult-gifts-test-alb.pdf

Çfarë ishte e re për ty nga ky shkrim në lidhje me dhuntitë? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>