21 Qershor

Ti je Krijuesi!

Vargu i ditës: "Ti je i denjë, o Zot, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti i krijove të gjitha gjërat, dhe nëpërmjet vullnetit tënd ekzistojnë dhe u krijuan." Zbulesa 4:11

A ke menduar ndonjëherë për ndonjë shpikje që të është dukur "Uau"? Ndoshta tani janë gjërat shumë të zakonshme për ty, telefoni, teknologjia ka ecur me hapa gjigandë dhe gjërat janë bërë si të zakonshme. 

Por, a je ndeshur me pyetjen mbi krijimin? Mbi ato teoritë e ndryshme që thonë se gjithçka u krijua nga një shpërthim i madh dhe kështu ngadalë - ngadalë gjithçka mori trajtë dhe formë dhe gjithçka erdhi në ekzistencë. Gjithçka perfekte, apo jo? Graviteti, shtresat, boshti i planeteve që rrotullohen rreth diellit... gjithçka...

Dikush ka thënë: "Është e pamundur të besohet se krijimi i universit ka ndodhur pa praninë e një Qenieje Supreme."

Zoti është i denjë të marrë lavdinë nderimin dhe fuqinë sepse Ai është krijuesi, ai krijoi dhe është vullneti i Tij që akoma ekzistojnë. Tani, në përvojën tonë shumë - vjeçare, kemi parë se shpërthimet zakonisht sjellin shkatërrim në masë dhe jo diçka perfekte. Zotit i takon lavdia dhe nderimi. 

Pëshpërit Një Lutje:

O Atë ty të takon falënderimi dhe nderimi Perëndi. Lutem që do të bëj vullnetin tënd Zot dhe të falënderoj që më krijove dhe Ti je i denjë të jesh Mbreti i Universit. Krijimi flet për veprën tënde Zot. Lutem që do ta kem në mendje këtë Zot dhe do të mjaftohem me vullnetin dhe fuqinë tënde. Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>