30 Nëntor

TI Nuk Je Vetëm Në Dhomën e Pritjes

Dhe kështu Abrahami, duke pritur me durim, fitoi premtimin.” Hebrenjve 6:15

Kur ti je duke pritur në Zotin, mbaj mend se je rrethuar me miq të mirë. 

Miliona shenjtorë përpara teje janë ulur në dhomën e pritjes të Zotit. Ti nuk je vetëm. Në fakt nëse je në dhomën e pritjes tani - ndoshta je duke pritur për një punë, një përgjigje apo je duke pritur për ndonjë lutje - ka shumë njerëz rreth e rrotull teje që janë në të njëjtën situatë.

Hebrenjve 11:2 thotë: Sepse me anë të saj të moçmit morën dëshmimin. — Të gjithë ata pra, duheet të prisnin.

Mendo për Anën që ka pritur vite të tëra për të patur fëmijën që Perëndia do t'i jepte asaj.

Mendo për Jozefin që kishte vizionin nga Perëndia që do të bëhej sundimtar që në moshë të re por kaloi 14 vite në një burg për një krim që nuk e kishte bërë.

Mendo për Moisiun që u end në shkretëtirë për 40 vite ndërsa priste për detyrën e ardhshme dhe priste të kuptonte qëllimin e tij në jetë.

Mendo për Abrahamin që prit njëqind vite përpara se të kishte Isakun, fëmijën që Perëndia ia kishte premtuar atij vite më parë.

Mendo për Noeun që priti 120 vjet që të binte shi.

Perëndia priti mijëra vite përpara se të dërgonte Mesian. Ne e kemi me nxitim por Zoti nuk e ka me nxitim. Pritja është thelbësore për besimin tënd.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>