1 Dhjetor

Zoti Do Që T’i Bashkohesh Festës!

Atëherë zoti i tha shërbëtorit: "Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime.  Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time.' Luka 14:23-24

Jezusi tregoi një histori që të shpjegonte festën ku Perëndia të fton për t'u bërë pjesë. Ishte dikush që kishte përgatitur një festë të madhe dhe kishte dërguar shumë ftesa. Kur gjithçka ishte gati, ai dërgoi shërbëtorët e tij për t'i kujtuar të ftuarit që ishte koha që ata të vinin në shtëpinë e tij. Por ata filluan të nxirrnin justifikime. Njëri tha se sapo kishte blerë një arë dhe duhet ta shikonte mirë atë dhe kërkoi ndjesë. Një tjëtër tha se sa kishte blerë 5 palë qe dhe donte t'i provonte njëherë. Një tjetër sapo ishte martuar dhe për këtë arsye nuk mund të vinte. 

Shërbëtorët i treguan zotërisë së tyre për ato që ata persona kishin thënë. Zotëria u inatos dhe u tha të shkonin shpejt nëpër rrugë dhe nëpër aleatët që kishin në qytet dhe t'i ftonin lypësit, të çalët dhe të verbërit. Por edhe me ata, prap kishte plot vende bosh.

Perëndia ka përgatitur një banket të bollshëm për të gjithë ne. Është një festë në qiell që do të vazhdojë për të gjithë përjetësinë. Perëndia e ka planifikuar këtë festë sepse është i hirshëm dhe bujar. Ai do që shtëpia e tij të jetë plot e përplot.

Në historinë më lart, shërbëtori u dërgua të lajmëronte të gjithë të ftuarit. Nëse ti je shërbëtor i Perëndisë, puna jote është të sjellësh të ftuarit.

A je ti shërbëtor i Perëndisë? A je ti bir i Perëndisë? A je pjesë e familjes së madhe të Perëndisë? A je i shpëtuar? Atëherë kjo punë është e duhura për ty. 

Shiko disa nga shprehjet që janë përdorur në atë kapitull në atë shëmbëlltyrë si: "Lajmëroji të ftuarit, ftoji, shko përgjatë gardheve etj.."

Kështu do Perëndia që ti ta bësh punën: "Shko shpejt, nxito dhe shko në të gjitha skajet e dheut dhe u thuaj njerëzve për ftesën e Perëndisë për shpëtim dhe ftoji ata në familjen e Perëndisë dhe bëje shpejt, me urgjencë të madhe."

Nëse je në familjen e Perëndisë, kjo është puna jote për gjithë jetën që do të kesh këtu në Tokë. Shko të ftosh të ftuarit dhe shko me besim!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>