13 Dhjetor

T’i Përgjigjesh Zotit

"Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të." 
2 Korintasve 5:21

Fejesa e Marisë dhe e Jozefit, ishte ndoshta diçka për të cilën ishin lutur familjet e tyre prej kohësh. Të dy ishin nga preardhja e familjes së mbretit David—një bashkim i përsosur që do t’i kishte dhënë të dy familjeve arsye për t’u gëzuar. Por befas Zoti e ndërpreu festimin e tyre.

Shpejtësia e zbritjes së engjëllit në historinë e Marisë, nuk i dha kohë të përgatitej për mesazhin e tij: Ajo kishte gjetur favor nga Perëndia dhe do të lindte Birin e Tij - edhe pse ishte ende e virgjër. Duhet të ketë përjetuar një lumë emocionesh - përveç frikës, mendime për atë që do të mendonin familja dhe komuniteti i saj, duhet të kenë pushtuar mendjen e saj. Maria duhej të vendoste: "A do t'i dorëzohej planit të Zotit, një gjë që dukej e pamundur dhe e frikshme në sipërfaqe?"

Përgjigja e guximshme dhe e përulur e Marisë, krijoi një shteg mbresëlënës për çdo besimtar. Kur i dorëzohemi pengesave të Perëndisë, mund të mbështetemi në njohurinë, që Ai gjithmonë ka një qëllim më të lartë për jetën tonë.

Hap Praktik: Si familje, shikoni se si kultura të ndryshme festojnë Krishtlindjet. Merrni në konsideratë të bëni tuajat disa tradita të reja.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>