31 Gusht

Mos E Harro Të Mirën

Vargu i Ditës: "Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë." Psalmet 103:2

Mos harro, me shiko ketu, mos e harro…  A e ke paraysh këtë shprehjen? Dikush do që të kujtojë për diçka të kaluar, për atë që ke qenë ose atë që ke bërë. Zakonisht përdoret për të këshilluar por edhe për të lënduar dikë ose për t'i bërë shantazh me diçka që ka ndodhur në të shkuarën. Dhe histori të tilla kemi dëgjuar dhe përjetuar plot. 
Mënyra më e mirë për ta përdorur këtë shprehje është t'i kujtosh dikujt që të jetë mirënjohës dhe mirënjohja në këto kohë është një virtyt që sa vjen e zbehet nëse nuk mbështetet në vlera të shëndetshme. Kjo vlen edhe për qëndrim që ke ndaj vetes tënde. 

Dikush ka thënë: "Nuk është mirënjohje deri në momentin që thuhet!"

Por më e rëndësishmja, mos harro gjërat që Zoti ka bërë për ty. Mos harro të mirat që janë në jetën tënde dhe mos merr asgjë për të mirëqenë. Zoti i kujtoi Davidit të mos harronte se nga vinte. Dhe ai do që të kujtojë edhe ty herë pas here. Prandaj ji mirënjohës dhe duaje Perëndinë, vlerësoje dhe festo gjërat e vogla dhe të mëdha që ndodhin në jetën tënde. Ji mirënjohës, duaje Zotin dhe mos harro asnjëherë të mirat që ka bërë për ty dhe të tjerët rreth teje. 

Pëshpërit një lutje: 
Faleminderit Perëndi, që ke qenë dhe vazhdon të jesh i mirë me mua. Faleminderit Perëndi për të gjitha bekimet dhe për të gjitha dyert që më ke hapur dhe ato që më ke mbyllur për të mirën time. 
Të jam mirënjohës Perëndi. Lutem që nuk do të harroj të mirat që më ke bërë dhe se do të jem mirënjohës çdo ditë. Në emrin Jezus, Amen!



Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>