14 Shtator

Zgjidh Të Japësh Me Dëshirë.

Kur vjen puna te dhënia, ka njerëz që pyesin herë pas here në internet: Dhënia ishte për Dhjatën e Vjetër, pse flisni për dhënien në ICF Tirana? Sigurisht që ishte ligj. Dhe nuk duhet t’i bindesh më ligjit sepse tani jemi në kohën e Hirit. Kështu që injoroje ligjin e dhënies, krejt, po krejt fare. Parimi nuk hiqet, hiqet vetëm motivi. Nuk e bën më sepse e thotë ligji, ti jep sepse ke dëshirë të japësh. Ti, zgjedh vetë të nderosh Perëndinë duke  dhënë me dëshirën tënde.

Jezusi tha te… Mateu 5:17 Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, po për t’i plotësuar. Unë erdha për t’i ndryshuar motivimin që t’i ta dëshirosh vetë për ta bërë një gjë të tillë, të mos ndihesh i detyruar por të zgjedhësh për ta nderuar Perëndinë.

Ti jep, sepse e ke vendosur në zemër për të dhëne. Jo sepse është taks për ta dhënë me zor. Si taksa e Kuksit, po nuk pagove nuk kalon traun. Jojo, ti e ke vendosur në zemër dhe ke zgjedhur për të dhënë. Kam dëgjuar lloj metodash për të nxitur njerëzit të japin.
Por kjo është ajo që na mëson Jezusi. Ti jep sepse ke motivimin e duhur, e ke vendosur në zemër, dhe nuk ka asnjë lloj presioni. Por ti e di sesa gëzim të jep, e di që Perëndia do ta ktheje në kohën e tij shumëfish, e di që zemra bujare e nderon Perëndinë.

Une dhe Ada, japim me gëzim për kishen ICF Tirana. Dhe nëse ka diçka që duam tua kalojmë, të garojmë, duam të jemi më bujarë se çdo person tjetër. Që nga fillimi i kishës vendosëm të japim 1% më shumë çdo vit. Ky është viti që japim 24%. Ada sigurohet, që çdo gjë që marrim, rrogat apo ndonjë dhuratë, t’i japim Zotit me bujari.

Tani sidomos, që është koha kur fëmijët po shkojnë në shkollë të mesme dhe të lartë dhe na duhet shumë ndihmë dhe tani nuk na e mban të mos japim. Sepse nëse nuk japim, si do i kërkojme ndihmë Perëndisë të siguroje për shkollimin e fëmijëve tanë?

Por ama kur ti jep dhe has nevojë ti shkon para Perëndisë dhe kërkon: “Atë, unë të kam nderuar ty, me dhënien time. Por kjo është nevoja ime sot, sfida që po has, lutem që ti do të sigurosh për mua dhe familjen time.”
Zoti është i mrekullueshëm në mënyrat sesi siguron, sesi vepron. Ekonomia e Perëndisë është krejt ndryshe nga ekonomia e njerëzve.
Dhe mos jep me pishman, aaah, ç’më zuri ngushtë, ahh ç’mu desh, jep me zemër të gëzuar, jep me besim, jep me dëshirë.
Zgjidh vetë, unë do të jap … kaq për punët e Perëndinë dhe e jap me dëshirë.

Vazhdon te dita tjetër…


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>