15 Shtator

Zgjidh Të Japësh Me Paramendim

Si ta kuptoj këtë? Do të thotë se ti po vjen në kishë dhe ashtu siç po vishesh po bëhesh gati për të ardhur për kishë dhe po mendon festimin, njerëzit, kohën që do të kalosh këtu, mendo po ashtu edhe për dhënien, me paramendim, kaq do të ndaj për të dhënë për Zotin këtë të diel.

Pali i shkruan kishës në Korint, 2 Korintasve 9:7 Secili nga ju le të japë sa t'i dojë zemra, jo me keqardhje e as me detyrim, se Perëndia e do atë që jep me gëzim.
Jo sepse ndihesh i rënduar në faj, po të gjithë po japintë paktën po bëj sikur po jap edhe unë, se lashë nam. Jo, jo, as me detyrim.
Por bisedo me Perëndinë, Atë, sa duhet të jetë dhënia ime? Dhe ti e jep duke e ditur sa. Sepse ja çfarë ndodh 2 Korintasve 9:11 Ju do të pasuroheni në gjithçka, që të mund të jeni zemërgjerë, dhe shumë veta do të falënderojnë Perëndinë përmes nesh.
Do të pasuroheni në gjithçka, më shumë ide, më shumë mundësi, më shumë gëzim, më shumë…
Ti vjen para Perëndisë dhe thua, Peëëndi, gjithçka që kam, m'i ke dhënë ti dhe unë dua të kthej mbrapsht një pjesë për të thënë faleminderit. Dhe dy gjëra ndodhin; ti pasurohesh në gjithçka DHE njerëzit shpëtohen nga bujaria jote, shumë falënderojnë Perëndinë, njohin Perëndinë për shkak të bujarisë tënde. Çfarë jap…  

Jap kohën time me paramendim! 
Këtë po bëjnë vullnetaret te festimi i fëmijëve në ICF Tirana. Po japin nga koha e tyre. A do të ndikosh jetën e një fëmije që nesër do ta kesh si shok? Ata që janë fëmijë sot dhe Zoti do t'i përdorë fuqishëm nesër. Dhe do të kujtohen, sa shumë e ka ndikuar jetën time filani.
Gleni ishte 9 vjeç kur e kam takuar për herë të parë. Gerti ishte 8 vjeç, Rimi 10 vjeç. Nela ishte 5 vjeç. Geraldi 11 vjeç, Klodi 10 vjeç etj etj. Ti nuk i njeh këta por sot janë të martuar dhe prindër dhe më beso, akoma edhe sot, edhe pse shumica e këtyre që përmenda janë nëpër botë, kanë shumë nderim dhe respekt për mua. Sepse iu dhashë kohë, vëmendje kur ishin fëmijë. Mund të jesh ti, “Altini” për një fëmijë sot. Ose çfarëdo shërbesë që mund të bësh duke dhënë kohë me paramendim.
Të japësh kohë është adhurim. Të mirëpresësh dikë dhe ta bësh të ndihet rehat në kishë është adhurim. T’i përgatitesh kafen dhe të pastrosh vendin, është adhurim. Të bësh diçka praktike është adhurim, çdo gjë është adhurim. 

Jap dhuntitë e mia me paramendim.
Të gjithë keni dhunti. E thotë Bibla, të gjithëve na është dhënë hiri i Perëndisë. Dhuntia jote mund të jetë në gjërat praktike ose teknike ose muzikore ose shoqërore ose media sociale ose drejtimi ose komunikim… Ti ke dhunti dhe me qëllim i jep ato për t’i shërbyer dikujt.  

Jap gatishmërinë me paramendim.
Jam gati të përdorëm për të inkurajuar dikë. Jezusi bëri shumë shërbesë duke ikur për diku dhe e ndërpreu dikush. Ai ishte i gatshëm për t'u ndërprerë. A bëjmë një provë? Tani, në këtë moment merr telefonin dhe shkruaji dikujt: Po mendoj dhe po lutem për ty tani, a mund të ndihmoj me diçka? Sapo t'ia dërgosh, lutu dhe bekoje atë person.
Buzëqeshi dikujt, thuaj një fjalë të mirë. Thuaj dikujt si mund të lutem për ty. Gjëra të vogla, ji gati të bësh shumë të tilla në një ditë normale..  

Jap “thesarin” tim. 
Ky është thesari është zemra tha Jezusi, thesar quhen gjëra e çmuara për ty, financat, koha, dhuntitë. 2 Korintasve 9:10 Edhe ai që i jep farën mbjellësit dhe bukë për të ngrënë, ju dhëntë dhe e shumoftë farën tuaj, dhe i bëftë të rriten frytet e drejtësisë suaj;
Ai siguron farën, mbjellësi e mbjell dhe ka bukë për atë që është në nevojë.
Perëndia kur shikon se ti je bujar, ai të jep më shumë.
Kush u gjet besnik me pak iu dha më shumë. Kush nuk u gjet besnik iu mor dhe ajo që kishte. 
2 Korintasve 9:11 dhe atëherë do të pasuroheni për të qenë dorëdhënë, duke i sjellë nëpërmjet nesh falënderim Perëndisë

Pjesa e fundit është te dita tjetër nesër… 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Si Të Mbushem Me Entuzizëm?

Si Të Mbushem Me Entuzizëm?

Çfarë Më Jep Entuziazmi?

Çfarë Më Jep Entuziazmi?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>