Pali e përgatiti kishën në Korinth për këtë dhënie që do t’ju kërkojë dhe u thotë: 2 Korintasve 8:1 Tani, o vëllezër, ju bëjmë të ditur hirin e Perëndisë, që u është dhënë kishave të Maqedonisë. Duket sikur po krijon një garë Pali. Por ajo që është e veçantë iu tha, nuk dua të dini sa kanë dhënë por dua të dini HIRIN, favorin që kanë marrë nga Perëndia. Garë kujt i është dhënë më shumë hir nga Perëndia
2 Korintasve 8:2 se, në mes të shumë sprovave pikëllimi, mbushullia e gëzimit të tyre dhe varfëria e tyre e thellë e treguan në pasuritë e dorëgjerësinë e tyre.
Shiko gëzimi dhe varfëria mund të shkojnë mirë bashkë nëse e njeh Perëndinë.
Ata, dhanë me gëzim të thellë. Shpesh Perëndia, do që të lutesh për dikë që ka një nevojë. Por ai do që të të përdorë për të lehtësuar jetën e dikujt. Mbaj mend, po bisedoja me dikë që kishte një sfidë financiare. Dhe unë i thashë do të lutem për ty. Dhe ndjeva shtysën nga Zoti, mos u lut, ti i ke me vete aq sa i duhen atij. Veç të shikoje gëzimin e tij, sepse ishte në një pikë kritike të jetës. Por edhe unë u gëzova shumë fare, që pata mundësi ta ndihmoja. Kush e ka përjetuar gëzimin e dhënies, i ke dhënë dikujt dhe kjo të ka dhënë shumë gëzim, që pate mundësi ta ndihmoje. Por ama si thotë vargu: 2 Korintasve 9:7b Sepse Perëndia do një dhurues të gëzuar.
Dhe per disa nuk ka kuptim. Pse me dhe ti mua, pse me ndihmove ti mua, ti nuk eshte se ke aq shume per vete? Sepse natyrshem, njeriu ka mendesi mbijetese, me i forti fiton. Po s’ia doli s’kam cfare i bej. Por mire, pse njerezit japin? U be nje studim qe tregonte, se ka dicka ne trurin tone qe prodhon hormone gezimi kur japim. Na jep kenaqesi ne kur jemi bujar.
Se cfare do ajo gjeje te truri yne ec e merre vesh, por aty eshte. Mos ka gjasa, qe ta kete vene Perendia? Qe ta perjetome kenaqesine e dhenies, qe te jemi te varuar, te lidhur njeri me tjetrin? E para, zgjidh te jesh bujar, sepse te jep gezim.
Dhe Zgjidh Të Japësh Me Radhë, ja se çfarë thotë Shkrimi, ata së pari dhanë veten ndaj Perëndisë, pastaj së dyti dhanë veten për të tjerët. 2 Korintasve 8:5 Dhe jo vetëm vepruan ashtu si shpresonim, po dhanë veten më përpara te Perëndia dhe pastaj te ne sipas vullnetit të Perëndisë.
Një thënië e veçantë: Nëse dikush së pari i ka dhënë veten Zotit, dhëniet e tjera janë të kollajta. –John Bonnell.
Disa herë kur nuk jep, tregon që s'ia ke dorëzuar kontrollin Perëndisë në atë zonë të jetës. Dhe është e vështirë sepse kur ti jep, ti jep një pjesë nga jeta jote. Sepse je lodhur për ta fituar atë që po jep, ke djersitur për atë gjë, është një pjesë e jetës tënde, mundit tënd, kohës tënde.
Mbaj mend, kur lindi Marti, çuni i parë, përdornim si vend takimi në fshatin Verri shtëpinë që kishte një familje por që nuk e përdornin më. Por gjyshja e asaj familje ishte shumë e dashur dhe sa herë që vinim e gjenin dhomën e pastër të rregulluar. Nije quhej (Sanije për së gjati), na donte shumë mua dhe Adën dhe u gëzua për Martin. Ajo bëri një triko me shtiza, vishnjë e errët me një shqiponjë të vogël në mes. Ne u prekëm shumë, ajo s’kishte lek për të dhënë ose për të blerë diçka në Tiranë nuk lëvizte dot, por bëri diçka me duart e veta. Për mua dhe Adën ishte dhuratë shumë e çmuar sepse ajo dha veten, një pjesa nga jeta e saj për familjen tonë.
Kur Perëndia pa problemin e mëkatit në botë, si e rregulloi? Dërgoi dikë? Pa disa engjëj që rrinin kot dhe i futi në punë, shkoni bëni ndonjë gjë andej nga toka? Jo, jo, ai tha, do të jap veten së pari, do të shkoj vetë për ta paguar. Perëndia nuk dha diçka, dha veten, dha Birin e tij të vetem te 2 Korintasve 9:15 Le të falënderojmë Perëndinë për dhuratën e tij të patregueshme.
Sa herë që shërben vetë, sa herë që shikon dikë që shërben, bën diçka, sigurohu ta falënderosh, ata po japin veten! Kështu bëj dhe ti, së pari jepi veten Perëndisë, dorëzoja jetën atij, së dyti jep nga jeta jote, bëj diçka për dikë dhe bëje me gëzim.
Vazhdon ditën tjeter…