27 Shtator

Shërbeji Zotit me Gëzim

Vargu i ditës: "I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi". Psalmi 100:2

E ke parasysh një dasmë? Të gjithë janë të qeshur, të lumtur dhe kur kërcejnë dhe duken shumë të lumtur. Gjërat që i bën në atë kohë, i bën me gëzim të madh sepse atmosfera është e duhura dhe çdo gjë është e gëzueshme.

Edhe këtë mund ta thuash edhe për shumë gëzime të tjera. Ndoshta ka raste që shoqërohet edhe me instrumenta të ndryshëm, qoftë një kitarë për serenata apo edhe orkestër të madhe për ta bërë eventin edhe më të bukur edhe më të gëzueshëm. 

Dikush ka thënë: "Gëzimi nuk është domosdoshmërisht mungesa e vuajtjes; në fakt është prania e Perëndisë." 

Kur jeta nuk është duke na ecur ashtu siç duam ne, pra kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, bëhet shumë e vështirë për të adhuruar Perëndinë. Madje disa nga ne e kanë akoma më të vështirë ta adhurojmë Atë me gëzim. Gëzimi është vendim në zemrën time dhe Gëzimi nuk varet nga rrethanat apo situatat që mund të ndodhemi për momentin por është vendim që e marrim nga brenda nesh. Ky varg këtë është duke na sfiduar të bëjmë, pra të adhurojmë Zotin me gëzim edhe kur jeta nuk është duke shkuar mirë, prandaj unë besoj se kur e adhurojmë Perëndinë me gëzim, në këtë mënyrë mund të përjetojmë Zotin që na mbush zemrat dhe mendjet në mënyra që nuk i imagjinojmë dot. Vendos ti sot se cila duhet të jetë kënga jote e gëzimit dhe adhuroje Perëndinë. Nuk e di në çfarë situatash mund të ndodhesh por ajo që di me siguri është që Perëndia është në kontroll dhe nuk ka asnjë situatë që është e pamundur për Perëndinë.

Pëshpërit një lutje: 

Perëndi faleminderit për Atë që Ti je. Zot të falenderoj dhe të jam mirënjohës për gjërat që ke bërë në jetën time. Perëndi, lutem që do të të shërbej me gëzim dhe do të vij para teje me këngë gëzimi... Lutem dhe i lë këto në emrin e Jezusit, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>