7 Tetor

Fjala e Tij në TY

Vargu i ditës:"Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njëri - tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke i kënduar Zotit me hir në zemrat e tuaja." Kolosianëve 3:16

E sigurt që dikush të ka këshilluar të jesh i gëzuar për jetën për gjërat që të ndodhin dhe gjithashtu të jesh falënderues për gjërat që ke. Me siguri të kanë sugjeruar shumë mënyra se si mund të ndodhë kjo, edhe pse është e vështirë ta kesh këtë qëndrim në mënyrë të vazhdueshme. 

Fjala e Krishtit banoftë dhe në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njëri - tjetrin dhe kjo është mënyra si duhet të vijë këshillimi. Pra si fillim Fjala banon në ty, pastaj këshillon dhe mëson të tjerët. Kjo është e rëndësishme në jetët tona sepse vërtet që mund të zgjidhë shumë gjëra dhe do të pakësonte në mënyrë drastike shumë probleme dhe strese që mund t'i kemi nëpër këmbë. 

Dikush ka thënë:"Kujdesu për Fjalën dhe ajo do të kujdeset për ty!"

Kjo është shumë e bukur. Këtu po na tregon sekretin e të jetuarit një jetë si ajo që Jezusi na kërkoi të jetonim, një jetë të bukur me psalme, himne dhe këngë frymërore. Dhe më pas vazhdon duke vënë në pah dy gjëra; Fjalën e Perëndisë dhe të adhuruarit të Zotit. Nga greqishtja Fjala e Perëndisë banoftë në ju do të thotë le të jetë në shtëpi, të jetë aty brenda. Pra është si t'i thuash dikujt të vijë në shtëpinë tënde dhe ta akomodosh aty brenda te dhoma e ndenjes, në një ambjent të ngrohtë dhe me mobilje të këndshme dhe e bën të ndjehet si në shtëpi. Pra vargu është duke na thënë që duhet ta lejojmë Fjalën e Perëndisë të banojë, të bëjë shtëpi në zemrën tënde jo vetëm ta kemi kështu si të ftuar me zor. Më pas thotë të këndojmë me psalme, himne dhe këngë frymërore duke i kënduar Zotit. Adhurim në hidhërim dhe gëzim si edhe të gjitha llojet e këngëve apo muzikave, le të jetë kjo kolona zanore e jetës sonë. Pra nëse do që të jetosh jetën që do që të jetosh, atëherë bëji bashkë adhurimin dhe Fjalën e Perëndisë dhe marrëdhënia jote me Perëndinë do të jetë ajo e duhura. 

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi faleminderit dhe të jam mirënjohës për ato që ke bërë dhe vazhdon të bësh në jetën time. Zot, dua të të këndoj dhe të të lavdëroj me këngë me psalme me himne sepse Ti je i denjë Perëndi... Lutem që do të kem një zemër falënderuese dhe Fjalën tënde si autoritet këtë ditë dhe gjatë gjithë jetës sime. Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>