26 Tetor

7 Gjëra Që Përdor Satani Për Ta Dëmtuar Kishën

E vërteta është se dyer e ferrit nuk do ta mundin dot kurrë atë që ka filluar Perëndia, por Satani ka qejf, “ngordh” fare për t’i prishur vrullin kishës, për t’ia ulur ndikimin, për ta dëmtuar në çfarëdo lloj forme që mundet. 

Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.  1 Pjetrit 5:8

Së pari, Satani nuk është pas çdo gjëje që ndodh. Dhe as mos ia “kref bishtin” duke i dhënë më shumë vëmendje se ç’i takon. Të nxis të fokusohesh te Jezusi dhe si ta ndjekësh dhe si ta nderosh atë dhe të mos e kesh mendjen tek humbësi. Por ndërkohë e dimë që Satani ka qejf të “gërricet” me punët e Perëndisë, sidomos me kishën, ka dëshirë ta dëmtojë atë. Mos harro që Satani është i kufizuar sepse kisha është e Perëndisë dhe është Ai që ia jep sigurinë. Dyert e ferrit nuk do e mundin dot atë por Satani nuk heq dorë, kështu që plas “shashka” herë pas here, them shashka sepse janë zhurmë dhe tym për të shpërqëndruar. Ja disa prej tyre: 

1. Konflikt Brenda Kishës
Satani i do fort ato takimet e skuadrave, drejtuesve kur diskutimi del jashtë kontrollit, kur dy drejtues nuk merren vesh, kur dy besimtarë grinden. Kur anëtarët e kishës kapen me gjëra dytësore. Për të nuk ka rëndësi se për çfarë po grindemi por a po ndodh grindja dhe shikon si t’i hedhë sa më shumë “benzinë zjarrit”.

2. Lodhja
I ligu kënaqet kur vullnetarët, stafi, pastorët lodhen dhe rraskapiten në shërbesë. Kur ata e ngatërrojnë shërbesën me identitetin e tyre. Kur ndihen keq nëse bëjnë një ditë pushim ose shkojnë diku për t'u çlodhur. Nëse janë këto lloj ndjenjash në lojë, është pikë për Satanin. 

3. Thashethemet
Satani është trazuesi i thashethemeve. Ai e përzien “kazanin” e tyre. Ai ka qejf të hedhë një ide me interes te mendja e dikujt për dikë tjetër brenda kishës, për drejtuesët, pastorët ose stafin… dhe zgërdhin dhëmbët kur përhapet gjëja dhe të gjithë në kishë flasin për atë temë. Dhe kur zmadhohet e bymehet si temë, ai gëzohet më fort edhe me atë gjë. 

4. Kur Je Shumë I Zënë 
Satani ka qejf që të zihemi me punë që sjellin pak ndikim, thjesht që të jemi të zënë, duke u angarisur me gjëra por me sa më pak ndikim dhe sa më shumë të shpërndarë. 

5. Gënjeshtrat 
Satani e dëmton kishën nëse ka futur brenda saj “sëmundjen” e gënjeshtrave të bardha, që kanë ½ të vërtetë. Një doktrinë që është pakëz e shtrembëruar, një mësim, parim, pakëz ndryshe. Ka shumë mësime të rreme vërdallë, por ato nuk fillojnë ashtu troç, si mësime të rreme, fillojnë si një devijim i vogël, në dukje pa rëndësi. 

6. Skandale
Ai i di pikat e dobëta dhe do që të shtyjë të bësh ndonjë skandal, në fillim duke të sugjeruar, “të gjithë kështu bëjnë”. Pastaj duke të dënuar sesa kot je ti që bën gjëra të tilla. Skandalet, si vjedhje, mashtrim, gjëra morale dhe pastaj sigurohet që të gjithë e dinë dhe sesa mëkatare është e gjithë kisha jote sepse me shumë gjasa të gjithë janë të tillë. 

7. Dëmtimi I Martesës Dhe Famijes
Satani do të dëmtojë çdo lloj marrëdhënie por më “fiksim” ka martesat e persona kyç dhe me influencë. Ai do të nxisë që çiftet mos shkojnë me njeri - tjetrin, të mos shkojnë në kishë bashkë, të mos falin kollaj, derisa të përfshijnë dhe kishën të mbajnë anë të njërit apo tjetrit nga partnerët. Satani e di, që nëse dëmton një familje shanset për të dëmtuar kishën janë më të larta. 

POR, do ta mbyll me lajm të mirë:

Ju jeni prej Perëndisë, o djem të rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë. 1 Gjonit 4:4

Le të mos i japim hapsirë në mendjet tona mendimeve/ideve të Satanit, as mos t'i japim shumë vëmendje gjithashtu. Sepse ai është humbësi, Jezusi është më i madh, ka autoritet mbi gjithçka! 

Çfarë gjërash të tjera ke parë ti, si mundohet Satani për ta dëmtuar kishën


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>