11 Nëntor

Mbill Perëdishmëri në Brezat e Ardhshëm

Unë ju dërgova të korrni atë për të cilin ju nuk u munduat; të tjerët u munduan dhe ju hytë në mundimin e tyre. Gjoni 4:38

Disa vite më parë "PBS" bëri një seri të historive familjare të amerikanëve të famshëm. Ata donin që të përfshinin edhe një pastor dhe e përfshinë në këtë. Ata morën një test ADN-je nga ai pastori dhe panë linjën e tij familjare të mijëra viteve më parë. Ata nuk zbuluan që ai kishte prejardhje mbretërore, por zbuluan gjëra të bukura për t'i hedhur në kanalin e tyre televiziv. 

Një nga gjërat që ata zbuluan për këtë pastorin, ishte se ai kishte paraardhës të perëndishëm. Ai ishte duke mbledhur përfitimet dhe bekimet e gjyshërve dhe stërgjyshërve të tij si edhe disa breza më parë që ishin lutur për fëmijët, nipërit dhe brezat e ardhshëm. Ai mund t'i shihte ata bekime në jetën e tij sepse kishte njerëz në familjen e tij që e donin Zotin dhe ata ishin lutur për brezat e ardhshëm.

Ndoshta shumë mund të thonë: "Unë nuk kam një familje të tillë, ama do të doja të kisha një trashëgimi të tillë." Filloje ti! Filloje me familjen tënde. Ti e përcakton të ardhmen e brezave që do të vijnë dhe emrat e asaj familjeje do të bekohen sepse ti ke mbjellë fara perëndishmërie. Nëse ti e bën këtë, njerëzit nga pema jote familjare do të kenë bekime në trahsëgiminë e tyre.

Ti je duke korrur të mirat dhe këqijat e së shkuarës tënde sepse ti nuk je i vetmi që je duke mbjellë. Ti duhet t'i marrësh seriozisht zgjedhjet e tua sepse jeta jote do të ndikojë brezat e ardhshëm. Ti nuk mund ta kontrollosh të kaluarën por mund të thyesh një hallkë lëndimi apo hidhërimi, tani, në këtë moment. Ti mund të themelosh dhe të vendosësh një trashëgimi perëndishmërie duke hedhur farat e lutjes, dashurisë, bujarisë dhe besimit.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>