“Jezusi i tha: “Lëri të vdekurit t’i varrosin të vdekurit e vet; por ti shko dhe prediko mbretërinë e Perëndisë.” Luka 9:60
Kur ti bëhesh ndjekës i Krishtit, Perëndia të mbush me Frymën e Tij të Shenjtë. Prova për këtë nuk është thjesht një përjetim emocional. Nuk është të flasësh në gjuhë apo të kërcesh pupthi.
Prova që ti ke Frymën e Perëndisë brenda teje është nëse je duke shkuar dhe duke treguar për lajmin e mirë. A je duke e bërë këtë?
Çfarë donte të thoshte Jezusi për atë deklaratë te vargu më lart? Duket si shumë e çuditshme dhe e ashpër. Por ajo që Ai është duke thënë është që ti duhet të jesh i dobishëm. Ka disa punë në jetë që çdokush mund t'i bëjë por janë disa punë që vetëm një besimtar mund t'i bëjë. Vetëm një i Krishterë mund t'i tregojë njerëzve të tjerë për Krishtin. Vetëm një i Krishterë mund t'u tregojë atyre si të shkojnë në Qiell. Vetëm një i Krishterë mund të tregojë dhe reflektojë dhembshurinë e Krishtit në atë mënyrë që Krishti do që ajo të reflektohet.
Perëndia do që ti të jesh i dobishëm, i domosdoshëm madje. Leri njerëzit që janë shpirtërisht të vdekur të bëjnë gjërat që të gjithë mund t'i bëjnë, Ti duhet të kalosh më shumë kohë duke bërë gjërat që vetëm ti mund t'i bësh.
Ka shumë gjëra që mund të bësh përgjatë jetës tënde që do të kenë shumë rëndësi kur ti të shkosh në Qiell.
Por ka diçka që ti mund ta bësh që do të bëjë diferencën e përjetësisë. A do të shkojë ndonjë në Qiell për shkakun tënd? Cila është trashëgimia që ti do të lesh pas? Trashëgimia më e madhe është që dikush në Qiell të të thotë: "Unë jam këtu për shkakun tënd." Kjo është ta përdorësh jetën në mënyrë të vlefshme.