7 Dhjetor

Emanuel

"Dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam unrdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen." Mateu 28:20

Profetët në Dhjatën e Vjetër nuk e dinin kur do të plotësoheshin fjalët e tyre. Ata thjesht thanë atë që Fryma e Shenjtë u kishte treguar atyre. Pra kur Isaia shkruajti: "Prandaj vetë Zoti do t'ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel." Mateu 1:23; Isaia 7:14. Dhe Isaia nuk e kishte idenë se kur do të plotësoheshin fjalët e Tij.

Emanuel do të thotë: "Perëndia me ne." Prania e Jezusit në tokë ishte hapi i parë në rivendosjen e intimitetit që njeriu e humbi në Kopshtin e Edenit. Jeta e Tij ishte shprehja e dashurisë së vetë Perëndisë kundrejt nesh. Sot, ne mund të gëzohemi në bekimet e pakrahasueshme të plotësimit të premtimit që Zoti i dha botës nëpërmjet Isaias mijëra vite më parë. 

Hap Praktik: Shijoje praninë e Tij: Shiko filmin e preferuar të Krishtlindjes dhe kërkoji Frymës së Shenjtë të të zbulojë diçka të re për natyrën e Perëndisë. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>