Parime nga Pjetri si lider. Mateu 16:13–20
Në një bisedë kyçe, Jezusi e pyet Simon Pjetrin për identitetin e Tij: "Po ju kush thoni se jam unë?" (Mat. 16:15). Pjetri nuk heziton; ai e rrëfen Krishtin si Zot. Jezusi më pas e mbështet rrëfimin e tij dhe deklaron se mbi shkëmbin e atij rrëfimi Ai do të ndërtojë kishën e Tij (16:18). Jezusi i premton autoritet hyjnor Pjetrit (16:19) - dhe gjatë fillesës së kishës, Pjetri në të vërtetë e drejtoi kishën në Jeruzalem.
Pjetri ishte plot me karizëm dhe kjo i nxiti të tjerët që ta ndiqnin. Mes dishepujve, ai u bë lider mes liderash. Çfarë ia dha Pjetrit këtë karizëm që i nxiti të tjerët ta pranonin lidershipin e tij dhe ta ndiqnin atë?
Nga të katër Ungjijtë ne mund të gjejmë këtë përgjigje. Karizma e tij vinte nga:
1. Personaliteti i Tij
Pjetri dukej se kishte një temperament sanguin/kolerik. Sanguin, optimist dhe social. Kolerik, gjaknxehtë dhe acarues. Zakonisht ai ishte i pari që fliste, i pari që merrte iniciativën dhe fliste shumë.
2. Qëllimi i Tij
Pjetri e përqafoi misionin e Jezusit po aq shpejt sa çdonjëri prej të Dymbëdhjetëve. Dhe ai ishte i pari që veproi.
3. Aftësia e Tij Me Njerëzit
Pjetri shkonte pas njerëzve. Ai ishte si një magnet që ose i tërhiqte ata ose i zmbrapste.
4. Pasioni i Tij
Pjetri kishte ishte plot zjarr brenda tij. Ai donte t'i pëlqente Perëndisë dhe të sillte ndryshim.
Cila nga këto të katërta t'u duk më e veçantë? Cilën do të doje ta rrisje më shumë tek vetja jote si lider? Çfarë do të shtoje më shumë për Pjetrin?
Linku për të lexuar Mateu kap.16 https://ëëë.bible.com/sq/bible/7/MAT.16.ALBB