"Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t’i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre.” Mateu 1:21
Thjesht një fëmijë tjetër, nuk do të paraprihej nga qindra profeci në lidhje me lindjen, jetën dhe vdekjen e Tij.
Thjesht një fëmijë tjetër, nuk do të ishte ngjizur në mënyrën më të mrekullueshme të mundshme.
Thjesht një fëmijë tjetër, nuk do të kishte merituar një njoftim të lindjes nga ushtritë e parajsës.
Thjesht një fëmijë tjetër, nuk do t'i kishte frymëzuar barinjtë të linin pas delet e tyre për ta gjetur Atë.
Thjesht një fëmijë tjetër, nuk do t'i detyronte njerëzit e mençur nga lindja të shkonin në kërkim për ta gjetur Atë.
Thjesht një fëmijë tjetër, nuk do ta bënte pritjen e gjithë jetës së Simeonit të vlente ose të sillte lavdërim në buzët e Anës.
Thjesht një fëmijë tjetër nuk do të kishte qënë një njeri që u dha shikim të verbërve, dëgjim të shurdhërve, liri të pushtuarve nga djalli, jetë të vdekurve dhe falje fajtorëve.
Thjesht një fëmijë tjetër, nuk do të ishte bërë Qengji i Zotit i cili me dëshirë do të hiqte mëkatin e botës.
Jo, Ai nuk ishte thjesht një fëmijë tjetër. Ai ishte, është, dhe gjithmonë do të jetë Jezus Krishti, Mbreti i Mbretërve dhe Zoti i Zotërve.
Hap Praktik: Lexo historinë e lindjes në Ungjillin sipas Lukës (1:26 - 2:21).