3 Shkurt

A Është Forcë Apo Dobësi Zemërbutësia?

Jezusi tha: “Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.” Mateu 5:5
Shiko se çfarë premtimi gjigand: Ata që janë zemërbutë, ata do e trashëgojnë të gjithë tokën. A e beson ti që kjo mund të jetë e vërtetë? Nëse s’do e kishte thënë Jezusi, unë për vete s’do e besoja.
Por fakti që e ka thënë Ai, e besoj. Sepse Ai nuk gënjen, ai tha: Unë jam e vërteta! 

Por në këtë lloj sistemi që është kthyer bota, rrallë dëgjon për zemërbutësinë. Kush e ndjek BigBrother, sa herë e ke dëgjuar të flitet për zemërbutësinë? Po aty ku je ti, te puna, te shkolla, te lagja, sa shpesh e dëgjon si fjalë? Aryeja, sipas mendimin tim është se nuk e kuptojmë tamam se çfarë do të thotë të jesh i butë. Mendojmë që ka kuptimin, i pa-zoti, i plogësh, i pa-aftë, i ngordhët. Ndërkohë që Jezusi thotë, zemërbutët janë më të fortët në tokë. Në fakt, njerëzit e dobët dhe pazotë, janë ata që janë arrogantë, krenarë, mistreca dhe të bezdisshëm, ironikë, dhe të ligj. Ata nuk janë të fortë, janë të dobët dhe të brishtë. I fortë, sipas Jezusi është zemërbuti sepse në fund të fundit, toka do të jetë trashëgimi e tyre! Ja ta përkufizoj kështu: 

Zemërbutësi = Fuqi e Kontrolluar. Zemërbuti nuk merr zjarr kollaj, nuk merr kot, nuk është me hënë, një herë me nerva, një herë pa nerva dhe ti s’e di si do jetë nesër.
Zemërbutë, fjala orgjinale është, Prates = ka kuptimin e një hamshori, kali të forte dhe të egër por pasi eshte zbutur. Kur është i pazbutur, i pa-kontrolluar, të merr para, të çan, të vret. Por kur e merr pronari dhe e zbut, ia kontrollon fuqinë dhe e përdor kur i duhet atij. Kali i zbutur, ka po aq fuqi sa kali i egër, por fuqia e tij është në kontroll që ta përdorë pronari i tij. E njëjta gjë për ne, zemërbutë, do të thotë fuqi e kontrolluar për tu përdorur nga pronari ynë, mbreti ynë, Krishti Jezus.
Ja të ndaj 8 hapa sesi duket Zemërbutësia, që ta praktikosh që këtë fundjavë. Sepse ka shumë përfitime, e thotë Jezusi vetë. 

Zemërbutësia e Fik Konfliktin
Përgjigjja e butë e zmbraps zemërimin, por fjala e rëndë ngjall hidhërim (zemërim). Fjalët e Urta 15:1

Zemërbutësia e Çarmatos Kritikun
“…kur na shajnë, përgjigjemi me mirësi… .” 1 Korintasve 4:13 

Zemërbutësia Është Bindëse
“…gjuha e ëmbël thyen kockat.” Me durimin i mbushet mendja një princi… .” Fjalët Urta 25:15 

Zemërbutësia Është Tërheqëse (sepse ka pak të tillë)
Por ti, o njeri i Perëndisë… kërko drejtësinë, përkushtimin ndaj Perëndisë, besimin, dashurinë, durimin e zemërbutësinë1 Timoteut 6:11

Zemërbutësia Përcjell Dashuri
Ju burrat, duajini gratë tuaja dhe (jini të butë) mos u bëni të hidhur ndaj tyre.” Kolosianëve 3:19  
Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijët tuaj, por i edukoni (në butësi) në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.”  Efesianëve 6:4 

Zemërbutësia e Fiton Nderimin
Gruaja e hijshme (zemerbutë) ngjall nderim .”   Fjalët e Urta 11:16a
Më kujtohet nënë Tereza, sa e vogël ishte më trup, sa e shkurtër, sa e imët, sa e brishtë… Por ama kur fliste, kudo, sidomos në parlament, pushtetarëve, kur iu fliste për frikën e Zotit të gjithë shtangeshin, ia dëgjonin fjalën dhe e nderonin. Sepse zemërbutësia e fiton vetë nderimin. 

Zemërbutësia Është Dëshmi Për Jo-besimtarët
Të mos flasin keq për asnjeri, të jenë paqësorë dhe të butë, duke treguar mirësjellje të madhe kundrejt të gjithë njerëzve.” Titit 3:2
“…jini gjithnjë gati për t'u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje.” 1 Pjetrit 3:15

Zemërbutësia Më Bën Si Jezusi
Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.” Mateu 11:28-29

Galatasve 5:22-23 “Por fryti i Frymës është …zemërbutësia… .”
I bie që e prodhon Fryma e Shenjtë brenda nesh, nuk sajohet. Nëse ke Jezusin, Fryma e Shenjtë banon në ty dhe prodhon frytet e saj dhe zemërbutësia është një nga nëntë frytet e saj. 

Paç një ditë, fund-javë plot me mundësi për tu treguar zemërbutë. Sepse… e gjithë bota do të jetë e tyre.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>