4 Prill

A Kemi Nevojë Për Jezusin?

Ndërsa shkojmë drejt Pashkës le të reflektojmë ditë pas dite…
Sepse ti dhe unë u krijuam për të jetuar në marrëdhënie me Perëndinë. Çdo njeri derisa ta gjejë atë marrëdhënie, gjithmonë do i mungojë diçka në jetë. Sepse ne shpesh jemi të vetëdijshëm që ka një hendek. Njerëzit e përshkruajnë kështu: Unë kam një si boshllëk thellë brendanjë copëz që më mungon në shpirtin tim
Njerëzit përpiqen ta mbushin këtë zbrazëti në mënyra të ndryshme. Disa përpiqen që të mbushin boshllëkun me para, kjo duket sikur bën punë deri në një farë pike, por as kjo nuk të ngop. Një nga burrat më të pasur në botë, tha në fund të jetës së tij: "nuk të japin atë që i duhet njeriut më shumë nga jeta."

Të tjerët provojnë drogë ose alkool me tepri ose lidhje seksuale. Një vajzë më tha: Këto gjëra më dhanë kënaqësi momentale por  lanë të zbrazët më vonë. Ato nuk e plotësojnë urinë e thellë brenda çdo qenieje njerëzore. Edhe marrëdhëniet më të afërta njerëzore, sado të mrekullueshme, as ato nuk e plotësojnë këtë ‘zbrazëti thellë brenda.’ 

 Asgjë nuk do e plotësojë këtë boshllëk përveç marrëdhënies me Perëndinë nga i cili jemi krijaur dhe për të cilën jemi krijuar. Sipas Dhiatës së Re, arsyeja e këtij boshllëk është se burri dhe gruaja i kanë kthyer shpinën Zotit. Jezusi tha, "Unë jam buka e jetës" Gjoni 6:35. Ai është i vetmi që mund ta ngopë urinë tonë më të thellë sepse Ai e bëri të mundur rregullimin e marrëdhënieve tona me Perëndinë. 

a) Ai ngop urinë tonë për kuptim dhe qëllim në jetë. Sepse vetëm kur kemi marrëdhënie me Krijuesin tonë, aty e gjejmë kuptimin dhe qëllimin e vërtetë të jetës.  

b) Ai ngop urinë tonë për jetën matanë vdekjes. Shumica e njerëzve nuk duan të vdesin. Ne dua të jetojmë akoma përtej vdekjes. Por ama vetëm tek Jezus Krishti e gjejmë jetën e përjetshme. 

c) Ai ngop urinë tonë për falje. Nëse jemi të sinqertë, do e pranonim që të gjithë bëjmë gjëra të gabuara. Me vdekjen e tij në kryq, Jezusi bëri të mundur që të falemi dhe të rikthehemi në një marrëdhënie me Perëndinë siç ishte plani origjinal.

Përshpërit një lutje: 
Atë, faleminderit që me ke krijuar dhe më do. Të kërkoj falje që e kam kërkuar qëllimin e jetës në gjëra të tjera përveç teje. Jam munduar ta mbush boshllëkun e jetës me lloj lloj gjërash përveç teje. Vij tek ti për të kërkuar falje për endjen time pafund. Jezus të ftoj ty në jetën time, më mbush, më ngop, më jep kuptim, qëllim për këtë jetë. Sepse ti je buka e vërtetë që kam qenë duke kërkuar. Në emrin tënd lutem dhe besoj, amen! 



Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>