23 Shtator

A Kuptohet Përkushtimi Yt?

Duhet të dallohet qartë tek çdo lider, nëse ka përkushtim ose jo. Mateu 8:18–34 
Jezusi ua tha shumë qartë ndjekësve të tij se çfarë do të thotë të ndjekësh Atë.
Ai iu bëri pyetje të vështirë kur besimi i tyre u lëkund sepse kishin frikë nga stuhia.
Ngjante sikur Ai po e skanonte audiencën herë pas here për të parë nivelin e përkushtimit ndaj Tij dhe mbretërisë. 

Jezusi nuk iu përgjërua askujt që ta ndiqnin. Madje, Ai herë pas here i kalonte në sitë ndjekësit e tij për të parë se kush e kishte seriozisht dhe ku po qëndronin ata. Asnjë lider i mirë nuk ka frikë ta bëjë këtë gjë. Ja sesi e sfidoi Jezusi përkushtimin e tyre: 

  • Jezusi e sqaroi se çfarë përkushimi kërkonte (v.18-22). Kur ai pa turmën, e kuptoi që tani është momenti për ta sqaruar koston që kërkon për të ndjekur atë.
  • Jezusi e tregoi që ishte i besueshëm në lidhje me përkushtim që po iu kërkon (v. 23–27) Pasi i sqaroi, Ai e tregoi me anë të një mrekullie, arsyen pse duhet ta ndiqnin Atë.
  • Jezusi i sfidoi për t’u përkushtuar (v. 28–34) Në Gergesena ai i ndau, kush po shkonte rastësisht pas tij, kush ishte thjesht kurioz dhe kush ishte i përkushtuar me të vërtetë. 

Nëse je lider, po drejton një skuadër, shërbesë, a po mundohesh t’i mbash me temena njerëzit?
Apo je më i fokusuar për t’iu treguar vizionin dhe për t’iu kërkuar përkushtim ndaj Tij? 

Pasazhin e Shkrimit mund ta lexosh te ky link: https://www.bible.com/bible/7/MAT.8.ALBB


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>