22 Korrik

Veshja e duhur!

Vargu i ditës: "Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin." Kolosianëve 3:12

Kohët ndryshojnë dhe moda vazhdon me ngjyrat, modelet, veshjet e ndryshme dhe janë kaq të larmishme... Kemi një lloj plastike të çuditshme nëpër dasma, nëpër festa dhe vishemi bukur për t'u ndjerë të pranuar dhe të "bukur" në një shoqëri ku e bukura është gjithnjë relative, sepse gjithnjë do të ketë diçka te re... 

Duke u veshur nga jashtë, kemi harruar të veshim veten me gjërat që vërtet na duhen për t'u dukur të bukur; të bukur me plot kuptimin e fjalës sepse vërtet që vishemi me virtytete, cilësi dhe talentete që Perëndia na ka dhënë... 

Dikush ka thënë: "Nëse njeriu i brendshëm nuk është i bukur, atëherë pamja e jashtme është thjesht maskë prej letre, që do të copëtohet me kohën!"

Ne vishemi si të zgjedhur... si të dashur dhe nuk ka rëndësi nëse pamja e jashtme na tregon sipas opinionit të dikujt. por me dhembshuri të brendshme, duke shfaqur mirësi, zemërbutësi dhe durim... Ky është njeriu i perëndishëm dhe i veshur bukur, sipas virtyteve të Perëndisë... 

Pëshpërit Një Lutje

Perëndi, faleminderit që virtytet e tua i ke pasuar tek ne. Perëndi lutem që do të vishem me gjërat që më duhen për të qenë sa më shumë si ty Zoti Jezus. Lutem në emrin tënd të shenjtë, Amen. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>