18 Nëntor

Jezusi Vuri Të Tjerët Para Hallit Të Tij

Mateu 14:1–14

Kur Jezusi dëgjoi për ekzekutimin e Gjonit, Ai u tërhoq për të ndenjur vetëm. Gjoni ishte kushëriri i Tij dhe ishte i vetmi që duket se e kuptoi misionin e Jezusit. Tani Gjoni nuk është më.
Jezusi po kërkon për një kohë të qetë për të mbajtur zi dhe për tu qetësuar. Por, a e arriti ai këtë gjë? A u qetësua ndopak? Në botë jo. Kur turma e kuptoi se ku ishte ai, ata filluan ta kërkojnë duke menduar vetëm për nevojat e tyre.

Ky është shpesh “fati” i liderit. Jezusi mund të justifikohej duke thënë: "A nuk e shihni se kam nevojë për pak kohë vetëm, larg të gjithëve?" Por ai nuk e bëri. Në vend të kësaj ai u përqendrua tek nevojat etjetrit.

Sekreti është, ta kesh mendje si t’i japësh vlerë të tjerëve. Kështu që Jezusi ndjeu dhembshuri për turmat dhe filloi t’i shëronte të sëmurët e tyre.
Një nga ilaçet më të mira për vuajtjet dhe hallet tona është t'iu shërbejmë të vuajtjeve dhe halleve që kanë të tjerët.
Lidershipi shërbëtor kthehet në zgjidhje si për atë që shërben, ashtu edhe për atë që i shërbehet.

Çfarë po kalon ti tani? A ndihesh i lodhur, a po kalon ndonje vuajtje, ndonjë hall? Po sikur t’i shërbesh dikujt që po kalon të njëjtin hall si ty?


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>