30 Dhjetor

Ku është foshnja Jezus?

"Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij." Gjoni 3:16-17

Duket sikur ndodh çdo vit. Dyqanet vendosin dekor Krishtlindjeje dhe televizionet reklamojnë "dhuratën perfekte të Krishtlindjes", kukulla të bukura të veshura me të kuqe, muzikë Krishtlindjeje gjithandej. Papritur festa të mëdha, që nuk mund të mungosh, dhurata për t'u blerë dhe për t'u mbështjellë, mbledhje familjare për t'u planifikuar, ushqime për t'u bërë gati dhe shumë aktivitete të tjera për të dhënë kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes.

Një mikja ime më tregoi një histori për nipin e saj. Mamaja dhe babai i tij kishin përdorur një grazhd të thjeshtë për t'i treguar atij historinë e Marisë, Jozefit dhe foshnjës Jezus. Ata donin që ai ta dinte se Foshnja lindi në Betlehem ishte shumë i veçantë.

Ndërsa pushimet afroheshin, nipi shkoi në një dyqan me mamanë dhe gjyshen e tij. Një shitës i tregoi disa kukulla, lodra, babagjysha dhe disa dekore të tjera. Ai u mahnit por ai më pas tha fjalët që i la të gjithë me gojë hapur: "Po Foshnja Jezus, ku është?". 

Këtë Krishtlindje, këtë kohë le ta mbajmë mendjen tek arsyeja për të festuar - lindjen e Birit të Perëndisë. Më pas, njerëz kur dëgjojmë fjalët tona dhe shohin aktivitetet që bëjmë ata nuk do të thonë: "Po Foshnja Jezus, ku është?" 

Kini kujdes se mos mbani vetëm festën e Krishtlindjes dhe humbisni Krishtin.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>