23 Qershor

Siguria ime!

Vargu i ditës: "Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri.Fjalët e Urta 18:10

Ku shkon kur je në telashe? Kë merr në telefon? Ku e gjen sigurinë, në cilin person, vend, familje apo shtëpi? Cili është qëndrimi yt kur je përballë sfidash të forta? E sigurt që i ke "dy njerëz për ditë të keqe" siç thonin edhe të parët tanë. 

Po kur mbarojnë ato opsione dhe nuk ke më çfarë të bësh? Po në këtë kohë çfarë bën? Shkon me vrap te lokali për ta pirë një teke apo fshihesh diku dhe tymos atë gjënë jeshile çudibërëse? Mund të bësh shumë gjëra, ama ndoshta mund të biesh dakord me mua që atje ku po drejtohesh, është sepse po kërkon siguri. Të duhet patjetër ta gjesh sigurinë...

Dikush ka thënë: "Siguria nuk është e shtrenjtë, nuk ka çmim!"

Emri i Zotit është kalaja e fortë dhe ai është vendi ynë i sigurt. Atje mund ta gjejmë sigurinë dhe të jemi vërtet të sigurt në hapat që do të hedhim apo në gjërat që do të vijnë. Është i vetmi vend, e vetmja kala që nuk do të bjerë kurrë pavarësisht goditjeve që do të të sjellë jeta, ajo kala nuk do të shembet, mund të jesh i sigurt për këtë.  

Pëshpërit Një Lutje:

Perëndi, Ti je kalaja ime e fortë, ku unë mund të vij dhe të gjej strehë. Emri yt është i shenjtë dhe është emër mbi çdo emër. Perëndi, ti je siguria ime, ti je vendi ku unë mund të gjej prehje dhe siguri. Lutem që do të jesh streha ime çdo ditë Perëndi dhe se nuk do të më lësh dhe nuk do të më braktisësh... Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>