27 Korrik

Zemër dhe Shpirt i Ri!

Vargu i ditës: "Do t'ju jap një zemër të re dhe të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t'ju jap zemër prej mishi." Ezekieli 36:26

Ka patur momente në jetën tënde kur të duket se ke ndryshuar? Ka patur ndonjëherë ndonjë rast kur ke patur një tjetër mendim për dikë por më pas e ke ndryshuar, je bërë më i dashur me atë person? Me siguri ndryshimi sjell diçka të re apo jo? Sidomos ai lloj ndryshimi që ti mendon se e ke bërë për mirë...

Apo për personat që ndoshta kanë qenë disi të sertë dhe kanë ndryshuar në një mënyrë apo një tjetër. Për ata që ndoshta ke besuar se e kanë zemrën prej guri apo shprehje si "shpirt kazmë" dhe më pas i ke parë duke qarë apo duke u prekur për situata të ndryshme? Këto shembuj ndoshta do ta përforcojmë më shumë idenë e zemrës prej guri dhe zemrës prej mishi. 

Bibla thotë - Jezusi: "Ja gjërat e vjetra ikën, të gjitha gjërat u bënë të reja!

Perëndia mund të japë një jetë të re, një zemër të re, një shpirt të ri dhe të të ndryshojë rrënjësisht. Vetëm Perëndia dhe dashuria e Tij mund të sjellë këtë lloj ndryshimi dhe të kesh një zemër të butë dhe një shpirt të ri. Ti mund të shikohesh në pasqyrë dhe të shohësh një njeri krejt të ri, të dashur, të butë, të mirë, të sjellshëm...

Pëshpërit Një Lutje

Perëndia faleminderit që vetëm Ti mund të na ndryshosh dhe mund të na bësh më shumë si Jezusi. Zot lutem që do të kem një zemër të re çdo ditë, një zemër sipas zemrës tënde... Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>