"Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat". Psalmet 100:5
Zoti është i mirë edhe pse me raste mund të duket e pavërtetë dhe ndoshta absurde duke menduar ligësinë që na rrethon. Përsëri Zoti është në kontroll dhe Ai është i mirë, aq shumë na deshi sa dha Birin e Tij për ne që të vuante kryqin dhe të ringjallej për të na pastruar nga mëkatet.
Mirësia e tij është e përjetshme, Zoti nuk është i mirë vetëm në disa momente dhe kaq. Miësia e tij nuk varet nga gjendja e humorit, si ngrihet në mëngjers. Ne si njerëz jemi të mirë kur të tjerët janë të mirë, kur është kohë e bukur apo kur jemi duke kaluar ndonjë situatë të gëzuar. Ama kur vjen puna që është një ditë me shi, një situatë të vështirë apo kur të tjerët nuk tregohen të mirë me ne, e kemi shumë të vështirë për të qenë të mirë.
Të besosh që Zoti është i mirë dhe se mirësia e Tij zgjat përjetë, është në dorën tënde, por gjithsesi kjo nuk e ndryshon këtë cilësi të Perëndisë...
Pëshpërit një lutje:
Perëndi të falënderoj që je kaq i mirë me mua. Faleminderit Perëndi për gjërat e mira që ke sjellë në jetën time si edhe ato të vështirat sepse më kanë rritur dhe më kanë bërë të mbështetem më shumë tek Ti. Lutem Zot që do t'i kujtoj vetes sa i mirë je Ti dhe do të jem mirënjohës për ato që ke bërë për mua. Lutem dhe kërkoj në emrin Jezus, Amen.
24 Mars